Elon Musk nuk është personi i duhur për të zotëruar Twitter-in, ka thënë bashkëthemeluesi i platformës, duke shtuar se janë bërë përmirësime në politikat e përmbajtjes në biznes nën pronarin e saj të ri.

Bashkëthemeluesi Biz Stone, tha për mediat e huaja se imazhi dhe përmirësimet që ishin bërë në platformë, u “shkatërruan” nga Musk.

Stone tha se drejtimi i kompanive të mediave sociale “nuk është një situatë e favorshme … por, gjithmonë e më vështirë”, sepse “50% e përdoruesve do jenë të lumtur dhe 50% të tjerët do të jenë të mërzitur”.

I pyetur nëse Musk është njeriu i duhur për të drejtuar Twitter-in, Stone u shpreh: Nuk duket ashtu, por mund të jem i gabuar.

Që me blerjen e platformës nga Musk, Twitter pësoi humbje shumë të mëdha, duke u dëmtuar dhe imazhi i tij. Musk është vënë nën kritika për ndalimin e përkohshëm të gazetarëve nga platforma dhe rivendosjen e llogarive të ndaluara më parë si ato që i përkasin ish-presidentit të SHBA Donald Trump dhe mizogjenit të vetëshpallur Andrew Tate.

Stone ka qenë bashkëthemelues i platformës në vitin 2006 dhe u rikthye sërish në 2017 në biznes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb