Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë me dije në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 gjobat apo masat administrative që ka vendosur Policia ndaj qytetarëve që kanë shkelur masat kufizuese.

Veliu thotë se të shumtat e gjobave janë për qytetarët që kanë shkelur fashat e orareve duke dalë jashtë apo pa autorizim që janë 4 mijë e 363 gjoba në më shumë se një muaj.

Po ashtu 1 mijë e 624 gjoba për ata që kanë qarkulluar me automjete, 237 për ata që kanë hapur lokale apo bare, 10 për thyerje të urgjencave mjekësore.

Bilanci i gjobave?
Siç e thashë dhe në fillim në shumë raste kemi përdorur gjoba por nuk kanë qenë të fokusuar vetëm tek shoferët e automjeteve që nuk kanë respektuar fashën apo autorizimin. Është përdorur dhe për qytetarët që dalin për qëllime të tjera. Kemi vendosur 1624 masa për automjetet dhe veç masës së gjobës edhe bllokim automjeti dhe heqje leje drejtimi.
4363 masa administrative për këmbësorët që nuk kanë respektuar detyrën për të marrë autorizimin për nevojat e tyre.
Ka dhe qytetarë që kanë thyer urgjencat mjekësore. 10 masa për thyerje të urgjencës mjekësore.
237 raste të masave në lidhje me qytetarët që nuk kanë mbyllur lokalet dhe baret. ”- tha Ardi Veliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb