Gjatë ditës së sotme, policia ka pranuar një informacion për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje (komisionere), në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ulpiana” në Lipjan.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka arrestuar një person 40 vjeç, ndaj të cilit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Ndaj të dyshuarit F. Sh mashkull, 40 vjeç, pas, trajtimit të rrethanave të rastit policia ka vendosur masën e arrestit dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti të dërgohet në mbajtje prej 48 orësh”, ka konfirmuar policia për Express.

Ndërkohë, në një video të publikuar nga kallxo.com, dëgjohet se si qytetari kërcënon komisioneren me fjalët:

“Oj ti çikë, dhëmbët t’i thej, lëshoje fletën”, i drejtohet qytetari, kryesueses së vendvotimit, ndërsa nga dora i kap një letër që po mbante ajo.

“Hej, rri urtë asnjë zë mos të ta ndjejë a u morëm vesh, idiot. Po të kallëzoj pasha fëmijët që i kam nuk ke për të jetuar, dëgjomë mirë çfarë po të them. Kush je more ti. O ti nuk guxon me e prek, mos e prek (derisa merr fletoren ku shënohen parregullsitë dhe e hedh në tokë”).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb