Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon operimin e linjave ajrore duke mos u ndikuar nga kriza globale e mungesës së karburantit për avionë. Nisjet nga TIA do të vazhdojnë normalisht drejt destinacioneve të parashikuara.
Partneri zyrtar i furnizimit me karburant për avionë, Air BP, ka garantuar rezerva të mjaftueshme për TIA-n, mbështetur në rritjen e shpejtë të fluksit të pasagjerëve vitet e fundit.
Furnizimet janë të garantuara dhe situata paraqitet e qëndrueshme, çka na lejon të operojmë pa shqetësime.
