Shalke 04 ka nxituar që të marrë masa në rast se tifozëria e saj ose ata të Bajernit të Mynihut do të bëhen protagoniste me kore ofenduese kundër Ditmar Hopit, pronarit të Hofenhemit, i vënë në shenjestër gjatë ndeshjes së të shtunës dhe i urryer praktikisht nga të gjitha tifozëritë në Bundesligë.

“Shalke kërkon të sqarojë se distancohet nga manifestimet përçmuese dhe nga ofendimet personale. Do të dënojmë të gjitha sjelljet në bazë të rregullores së stadiumit dhe do të ndalojmë hyrjen e atyre që do do të bëhen protagonistë të gjesteve të tilla. Nëse ditën e marë, në ndeshjen e Kupës kundër Shalkes dhe Bajernit, do të vërehen situata të tilla, skuadra do të braktisë fushën pavarësisht minutës, rezultatit dhe pasojave që do të ketë”, shkruan Shalke në komunikatën e saj zyrtare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb