E kush mund ta mendonte. Messi dhe Barcelona janë “divorcuar” pas 18 viteve.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, i cili ka sqaruar se ndonëse me lojtarin ishte arritur marrëveshja për rinovimin e kontratës, ishin sanksionet e vendosura nga “La Liga” ato që e penguan vazhdimësinë.

Ky lajm i ka trishtuar mjaft tifozët e Leos dhe të Barcelonës, të cilin “pleshtin” e cilësonin si një idhull. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, shikohet një tifoz, i ulur në gjunjë para stadiumit legjendar të “Camp Nou”, e duke puthur fanellën e numrit 10. Madje, tifozi nuk i mban dot lotët, e nis të qajë me ngashërim për këtë lajm të papritur.

“Një tifos i Barcelonës qan jashtë Camp Nou, me bluzën e mesit në dorë”, shkruhet mbi videon e publikuar.

Messi ka ndihmuar Barcelonën për të fituar Champions, kampionate e trofe të tjerë të rëndësishëm, duke shënuar në Katalonjë një mal me gola. Falë paraqitjeve të një niveli të lartë, ai është shpallur plot 6 herë fitues i Topit të Artë.

Messi dhe ajo që ka bërë për klubin, pritet të mbeten gjatë në memorie për çdo tifoz futbolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb