Vincent Cassel dhe Tina Kunakey kalojnë pothuajse të gjithë vitin në plazhet e Brazilit, me bikini, të lirë dhe të lumtur, së bashku me vajzën e tyre të vogël Amazonie. Në Brazil ditën kalohen ngadalë, por ato herë pas herë kthehen në jetën frenetike të Parisit për punë. Kështu ka ndodhur së fundmi, me rastin e Paris Fashion Week, ku çifti ka treguar edhe një herë që janë më të qetë dhe të lumtur se kurrë. Kur Tina Kunakey dhe Vincent Cassel u fejuan, në 2015, shumë pak veta besuan se lidhja e tyre do të zgjaste. Ajo, shumë e bukur dhe një modele e re, ai një aktor i afirmuar 30 vjet më i madh se ajo dhe me një martesë të dështuar me Monica Bellucci të hedhur pas krahëve.

Dukej vetëm si një flirt lidhja e tyre, por jo është një dashuri e madhe. Dasma e fshehtë në Biarritz, shtëpia në natyre në pjesën tjetër të botës, lindja e vajzës, një ëndërr me sy hapur për Vincent dhe Tina. ‘Dhe jeta vazhdon kështu…’, shkruan Cassel në Istagram në ditën e San Valentinit, teksa postonte foto të shumta ku shfaqej i përqafuar me Kunakey. Të dy qeshin, ai e ngacmon, intensiteti është në qiell.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I njëjti feeling është parë në fotot e realizuara nga paparacët jashtë sfilatës së Miu Miu në Paris. Vincent dhe Tina kanë ecur në mes të turmës dhe fotografëve duke u mbajtur dorë për dore me gishtat e kryqëzuar mes tyre. Të dy janë shfaqur me një look casual.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb