Aktorja e madhe shqiptare, Tinka Kurti, feston sot 88-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar dhe urimi i zëvendëskryetarit të LSI, Luan Rama.

Teksa publikon një foto krah aktores, Luan Rama i uron asaj jetë të gjatë, ndërsa e cilëson të papërsëritshme dhe që mbart e rrezaton mirësi.

Mesazhi i Luan Ramës:

Në 88-vjetorin e lindjes:
NJË URIM ZEMRE PËR MË TË MIRËN, TINKËN TONË !
Gëzuar ditëlindjen më e mira, Tinka jonë, zonja e madhe e artit shqiptar!
Gëzuar, jetë të gjatë dhe me shëndet të mirë Tinka Kurti, thjeshtë e papërsëritshme; mrekullisht imponuese në madhështinë e artit që na ke falur dhe mirësisë emblematike që mbart e rrezaton, me dashurinë dhe bujarinë tënde të fisme moj fisnike!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb