Tirana ka shkëputur bashkëpunimin me mesfushorin Brazilian Aleks Uillian. KF Tirana dhe Aleks Uillian kane mbyllur sot bashkëpunimin. Mesfushori brazilian i ka dhënë fund sot qëndrimit ne kryeqytet për tu rikthyer ne Brazil.

Nje klauzole e parashikuar ne kontratën e tij ka bere te mundur prishjen e marrëveshjes me lojtarin. Ne rast se performanca e tij nuk do te ishte bindëse, klubit do ti jepej e drejta te zgjidhte kontratën.

Sipas marrëveshjes dypaleshe te nënshkruar ne janar, sot është finalizuar me konsensus divorci duke ju referuar klauzoles se parashikuar. KF Tirana falenderon Aleks Uillian per kontributin e dhënë dhe i uron suksese ne te ardhmen./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: