Tirana e ka mbyllur sezonin me një ecuri që tregon qartë dy fytyra. Një skuadër modeste në aspektin ofensiv dhe mjaft e rrezikshme në momentet kyçe, por njëkohësisht edhe me probleme të dukshme në mbrojtje.

Bardheblutë mbyllën kampionatin me një seri shumë pozitive, duke fi tuar 4 ndeshjet e fundit dhe duke mbetur të pamposhtur në 9 sfi dat përmbyllëse të sezonit. Forma e mirë u pa sidomos në fund, ku Tirana arriti edhe 5 fitore radhazi në shtëpi, duke e bërë “Selman Stërmasin” një pikë të fortë deri në javët e fundit. Megjithatë, sezoni ka pasur edhe paqëndrueshmëri, sidomos në prapavijë.

Tirana nuk arriti të mbajë portën e paprekur në 13 nga 18 ndeshjet në shtëpi, duke treguar se shpesh ka vuajtur në organizimin defensiv, pavarësisht rezultateve. Në aspektin ofensiv, skuadra ka qenë shumë më bindëse. Në transfertë, Tirana ka shënuar në 15 nga 18 ndeshje dhe ka realizuar 56% të golave pikërisht jashtë fushe, një tregues i qartë i efektivitetit në kundërsulm dhe tranzicion.

Gjithashtu, bardheblutë kanë shënuar në 5 transfertat e fundit dhe kanë qenë të pamposhtur në 4 ndeshjet e fundit jashtë fushe. Një detaj tjetër i rëndësishëm është nisja e ndeshjeve, ku 28% e golave kanë ardhur në 15 minutat e para, duke treguar se Tirana shpesh ka ditur të godasë herët dhe të vendosë ritmin e lojës. Tirana e mbylli sezonin si një skuadër me potencial të madh ofensiv dhe me seri të forta rezultatesh, por me një mungesë stabiliteti në mbrojtje që i ka kushtuar më shumë në garën për objektiva madhorë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb