Ardian Mema mendon se Tirana sot ka treguar stofin që ka duke mundur Teutën. I ftuar si zakonisht në “Sport News Plus “ në “News 24”, Mema shpjegoi se bardheblutë kishin bërë gjithçka mirë pavarësisht emergjencës.

“Dinamikat e ndeshjeve ndryshojnë nga njëra te tjetra. Varet si e interpreton një ndeshje e tjetrën. Ndoshta kanë hyrë me psikologjinë e fituesit se janë kampionë dhe kanë fituar disa ndeshje me Tiranën.

Por te Tirana mendoj se zgjedhjet kanë qenë perfekte se kanë pasur modifikime sot se Totre u fut sulmues krahu e Xhixha luante në qendër e pastaj doli nga krahët.

Kishte problematikë në organikë si vendosje, e kërkoi si lojë sulmi. Isha skeptik se si do të luajë Tirana, se kishte shumë mungesa si Ismajlgeci, Ngoo e Seferi që janë të rëndësishëm. Ishim skeptikë por që në fillim pashë Tiranën kërkuese që kërkonte të fitonte ndeshjen.

Teutën unë ndoshta e kam dilemë me veten se nëse Teuta do të jetë në disavantazh, do të ketë probleme sidomos te ndërtimi i lojës, i bazohet individëve që mund ta zgjidhin se ka të tillë.

Por ndodh në futboll shpeshherë që kur të shkojnë gjërat keq, konfigurimi është i rëndësishme se si ti luan e ke përgatitur ndeshjen. Tirana e meritoi, sot bëri katër gola se shënoi edhe autogol. Xhixha është një nga blerjet më të suksesshme të Tiranës.

Tani thjesht duhet të konsolidojë lojën e vet, të harmonizojë grupin dhe më bëhet qejfi që Tirana ka fituar dy ndeshje se e kam parë problemin e trajnerit në lëkundje. Se te Tirana bëhen këto gjërat që nuk duhet të ndodhin se trajnerit e ekipit duhet t’i japësh kohë. Tani të paktën trajneri i tregoi që më jepni kohë e ju jap edhe rezultate. Ka bërë edhe rezultate”, tha Mema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb