TIRANE – Policia e Tiranës la vënë në pranga 49-vjeçarin Arben Ismaili, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi rezulton të jetë dënuar me 8 vjet, 5 muaj dhe 29 ditë heqje lirie.

Sipas policisë, Arben Ismaili është dënuar për kryerjen e veprave penale, “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Sulm ndaj personit”, “Kanosje dhe ushtrim dhune dhe presioni psikologjik”, “Rrëmbim” dhe “Trafikim i qenieve njerëzore”.

“Ky shtetas është i shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore e Interpol, në bazë të vendimit të datës 29.03.2016, e lëshuar nga Autoritetet Kompetente Italiane, ku ky shtetas është dënuar me 8 vjet, 5 muaj dhe 29 ditë heqje lirie, për kryerjen e veprave penale, “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Sulm ndaj personit”, “Kanosje dhe ushtrim dhune dhe presioni psikologjik”, “Rrëmbim” dhe “Trafikim i qenieve njerëzore”. Parashikuar nga Nenet 81, 110, 6000, 609 dhe 648 të Kodit Penal Italian dhe Ligjet 75/58 dhe 286/98. Ky shtetas ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në pritje të ekstradimit drejt shtetit Italian.”- thuhet në njoftimin e policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb