TIRANË – Filmat fitues të festivalit kosovar të filmit, DokuFest do të shfaqen sot në Tiranë në kuadrin e Ditës së Flamurit, falë marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se këtë mbrëmje, pranë Muzeut Kombëtar do të shfaqen në natën e dytë filmat fitues të DokuFest.

Nga ora 19.00 do të mund të ndiqni filmin “Heshtje”të Bekim Gurit – fitues i garës kombëtare dhe “Evaporating borders” të Iva Radivojeviç -fitues i garës së dokumentarit nga Ballkani.

Një ditë më pareë është shfaqur filmi “Përqafimi”i Lulzim Guhellit – fituesi i çmimit të publikut; “Domino effect” i Elëira Niewiera-s dhe Piotr Rosołowski-it, që mori çmimin e dokumentarit ndërkombëtar.

Aktiviteti që zhvillohet gjatë Festave të Nëntorit është në kuadër të marrëveshjes për kalendarin e përbashkët kulturor Kosovë – Shqipëri. Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Ministria e Kulturës së Shqipërisë sivjet mbështeti disa aktivitete të festivali DokuFest.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb