Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:50, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një kalimtar, ende i paidentifikuar. Në aksident mësohet se janë përfshire mjetet e drejtuar nga shtetasit E.Sh dhe E.B. Personi i dëmtuar është dërguar në spital, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i plotë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.09.2021, rreth orës 22:50, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin E. B, me mjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Si pasojë është dëmtuar një këmbësor ende i paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb