2 të rinj kanë rënë në pranga dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia e Tiranës bën me dije se në rrugën “Sali Nivica”, janë arrestuar në flagrancë shtetasi M. Sh., 28 vjeç, pasi u kap në afërsi të banesës së shtetasit I. K., duke i dhënë doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit A. B., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në rrugën “Sali Nivica”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit:

  1. B., 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  2. Z., 19 vjeç dhe K. B., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi gjatë kontrollit u konstatuan në banesën e shtetasit I. K.

 

Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune hetimore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se dy shtetas posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. Sh., 28 vjeç, banues në rrugën “Mihal Grameno”, pasi u kap në afërsi të banesës së shtetasit I. K., duke i dhënë doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit A. B., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në rrugën “Sali Nivica”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit:

  1. B., 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  2. Z., 19 vjeç dhe K. B., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi gjatë kontrollit u konstatuan në banesën e shtetasit I. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: