TIRANE– Një 50-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është aksidentuar nga një traktor. Ngjarja ka ndodhur në landfillin e Sharrës në Tiranë.

50-vjeçarja me inicialet M.D u aksidentua rëndë teksa ishte duke punuar, e si pasojë ndërroi jetë.
Policia e mbërritur në vendngjarje arrestoi drejtuesin e mjetit, shtetasin Kasëm Koçi, 64 vjeç, i cili akuzohet për shkelje të rregullave në punë.

Ndërkaq, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb