TIRANË – Xhaxhai plagos nipin me thikë, pas një sherri banal mes tyre. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e sanatoriumit në kryeqytet. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se 42-vjeçari Fatmir Duro ka plagosur me thikë Besnik Hysën, 34 vjeç, ndërsa ky i fundit mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Fill pas ngjarjes, 34-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin Ushtarak ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sapo është njoftuar për plagosjen, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u bllokua një thikë, ndërsa autori është shoqëruar në polici.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: