Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani deklaroi para pak ditësh se bardheblutë kanë fituar titullin kampion. Këto fjalë nuk tingëlluan aspak mirë në veshët e drejtorit sportiv të Partizanit, Elton Marini, i cili tha diçka sot para ndeshjes së kampionatit.

“Fjalët e sinqerta janë gjithmonë shumë pozitive t’i dëgjosh. Vlerësimi i misterit ishte i sinqertë nga ana e vet. Jetojmë në një ambient ku tregu bën dallimin e vet. Përditshmëria është ajo që tregon në këtë lloj tregu. Unë rikthehem në këtë pozicion. Kam qenë drejtor sportiv në 2007-2008 te Apolonia. Jam munduar që eksperiencën time ta vendos në shërbim të Partizanit. Me batutë do të thoja: Doni më për shokun Bilal?

Deklarata e Osmanit? Janë personale dhe në kontekste të ndryshme të punës. Ne e kemi obligim titullin për emrin që ka Partizani. Dua të fitoj titullin sepse nuk e kam bërë si lojtar, dua ta bëj si trajner. Të kënaqim presidentin, tifozët dhe siç e thashë veten time”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: