Drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati shprehet se është ende herët për të folur për titullin kampion. Në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, zyrtari i klubit shkodran theksoi se skuadra dhe klubi mendon për ndeshjen e radhës me Teutën.

Ai shtoi se Tiranës i mungon në këtë sfidë sulmues me peshë si Kale, Ngo, etj, që kanë realizuar së bashku 60 gola.

“Mendoj për ndeshjen me Teutën. Titulli është shumë larg, asnjë nga drejtuesit dhe stafi nuk e ka përmendur. Pastaj do e tregojë kohë. Më vjen keq për Tiranën.

Kemi filluar një projekt, uroj ta mbyllim me sukses. Jemi një staf komplet i ri nga presidenti deri te lojtarët. Nuk kemi mundësi të bënim shumë për 4 muaj. Do punojmë me qetësi, na duhet pak kohë, është mirë kur punon në këtë atmosferë.

Është një peshë e madhe në futbollin shqiptar Tirana. Tani kemi presion pozitiv, nuk është negativ. E kemi studiuar shumë Tiranën. Tiranës nga vjet i mungojnë nga vjet 60 gola Kale, Ngo”, deklaroi Djarmati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: