Tjetër sfidë europiane për arbitrin Juxhin Xhaja, gjykon një ndeshje përcaktuese në grupin e Serbisë. Ku të martën do të ndajë drejtësinë mes Lituanisë dhe Hungarisë.

Viti 2023 ka qenë me fat dhe i begatë për “bilbilat” shqiptar. Si rrallë herë më parë, këtë vit arbitrat shqiptarë kanë pasur mundësi që të gjykojnë në veprimtari të ndryshme europiane. Madje, kulmi u konsiderua delegimi i Enea Jorgjit në Champions , ku në fazën e grupeve gjykoi sfidën Jang Bojs-Lajpcig. Ndërsa në kualifikuese të Europianit ka pasur mundësi që të gjykojë më herët edhe Eldorian Hamiti.

Përballja e Grupit G, Lituani-Hungari, ku arbitër kryesor është Xhaja, ka shumë rëndësi për hungarezët, të cilët në rast fitoreje do të siguronin kualifikimin për në “EURO 2024”. Juxhin Xhaja në këtë takim do të ndihmohet nga asistentët Dojado Myftari dhe Rejdi Avdo. Ndërsa gjyqtar i katërt është vendosur Olsion Yzeiraj.

Në dhomën VAR trupa gjykuese nga Shqipëria do të ndihmohet e vëzhgohet nga dyshja italiane, Luka Paireto dhe Danile Doveri. Vëzhgues është anglezi i famshëm i arbitrimit, Hauard Ueb, ndërsa delegat është vendosur rumuni Ciprian Parashiv. PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: