Gjyqtarja Miranda Andoni e Gjykatës se Apelit Gjirokastër ka lënë sot ne fuqi masën e sigurisë te vendosur me 4 qershor nga Gjykata e Sarandës për 6 te arrestuarit për tjetërsimin me dokumente fals te 10 mije m2 truall ne Sarande.

Kështu noteri Aleko Anagnosti dhe përfituesi Fredi Merkuri u lanë ne masën e sigurisë “Arrest ne burg” me afat 45 dite, ndërkohe ne “Arrest shtëpie” u lanë Pandi Zhonga, ish-drejtor i Urbanistikës ne Bashkinë Sarande, Rovena Alikaj ish-juriste pranë ASHK Sarande dhe përfituesit e tjerë Arhondia Caraj e Valter Llomi.

D75c3a48 B8c8 4cf3 Ac93 5b62af07ded4
D75c3a48 B8c8 4cf3 Ac93 5b62af07ded4

E ndërsa katër të fundit do te vazhdojnë te qëndrojnë ne masën e dhënë, Anagnosti dhe Merkuri do te dalin serish para gjykatës se Sarandës pas 3 javësh për rivlerësim te masës se sigurisë pasi u mbaron afati prej 45 ditësh i dhënë ne 4 qershor.

Ndërkohë Prokuroria e Sarandës prej 6 qershorit po vazhdon hetimet për dokumentacionin e sekuestruar ne zyrën e noterit Aleko Anagnosti, e cila u dogj me qëllim 5 ditë pas arrestimit te tij, ndërkohë qe zyra e tij u vendos nën sekuestro me vendim të prokurorisë.

Po me vendim te Prokurorisë është vendosur sekuestro preventive edhe për truallin prej rreth 10 mije m2 i përfituar nga shtetas te ndryshëm me dokumente false.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb