Protestuesit në podiumin para Kryministrisë kanë njoftuar se ditën e enjte, më 23 korrik protesta do të mbahet paradite dhe jo pasdite pasi mbahet seanca e fundit plenare.
Po ashtu protesta do të mbahet para Parlamentit. I riu tha se do t’ju urojnë deputetëve “pushime të mbara”.
“Doja të sqaroja thirrjen për datën 23 korrik, është shumë e rëndësishme prezenca jonë gjatë ditës, pasi kemi efikasitet të lartë me prezencës tonë. pjesëmarrja çdo ditë gjatë ditës nuk ishte i mundur, doka me propozimin që të kemi një datë dhe të dalim paraditë atë ditë, përgjigjja që mora në sondazh vetëm për një ditë të dalim paradite.
Është seanca e fundit atë ditë dhe ne do t’ju urojmë pushime të mbara”, tha ai.
