Rreth 670 njerëz vlerësohet të jenë varrosur nën një rrëshqitje masive dheu në Papua Guinenë e Re, thotë një zyrtar i OKB-së.

Kreu i OKB-së për Migracionin në Papua Guinenë e Re, Serhan Aktoprak, tha se si pasojë e rrëshqitjes së dheut mendohet se janë “varrosur” nën masivin e dheut rreth 670 persona.

Ndërkohë 150 banesa janë mbuluar nga dherat.

Zonat e prekura janë në malësitë e Enga, në veri të vendit ishullor në Paqësorin jugperëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: