Një incident i rëndë ka ndodhur në “O2 Arena” të Londrës, ku po zhvillohet turneu i tenisit që sheh edhe lamtumirën e gjigandit të këtij sporti, zvicerianit Roger Federer.

Një protestues është futur në fushën e tenisit dhe i ka vënë zjarrin krahut pak para se Federer të zhvillonte ndeshjen e tij të fundit në 02.

Protestuesi 20-vjeçar, i quajtur Kai, i cili ndërpreu setin e dytë të ndeshjes tek meshkujt midis Stefanos Tsitsipas dhe Schëartzman, është anëtar i grupit “End UK Private Jets”, i cili pretendon se ‘emetimet e karbonit në 2022 janë gjenocid’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai i vuri flakën krahut të tij dhe dukej që po përjetonte dhimbje të mëdha ndërsa flakët i përhapeshin në të gjithë krahun.

Pas pak minutash, ai fërkoi krahun e tij për të shuar flakët ndërsa ishte ulur në fushën e tenisit, ndërkohë që sigurimi nxitoi për ta kapur, duke e tërhequr përfundimisht zvarrë.

Ndërkohë, legjenda e tenisit, Federer, zbuloi në fillim të këtij muaji se turneu i Londrës, “Laver Cup”, do të ishte kompeticioni i fundit i karrierës së tij, pasi kishte luftuar me një sërë lëndimesh vitet e fundit.

Dje, ikonat e tenisit Andy Murray, Rafa Nadal dhe Novak Gjokoviç luajtën të gjithë në të njëjtën fushë me asin zviceran, i cili ka fituar 20 trofe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: