SHBA-Tetë të vdekur dhe 28 të plagosur u gjetën sot në rimorkion e një kamioni i parkuar në një parking në San Antonio, qytet pranë kufirit meksikan në Teksas, njoftuan autoritetet.

Të plagosurit, përfshirë 20 më rëndë u transportuan menjëherë drejt qendrave spitalore, saktësuan shefi i policisë lokale, William McManus dhe forcat zjarrfikëse.

“Kjo ngjarje aludohet të ketë lidhje me një trafik të qënieve njerëzore”, deklaroi kreu i policisë, duke folur për skenën e tmerrshme e shënuar në kamion, por duke saktësuar gjithashtu se videot e sigurisë së parkingut bënin të ditur se disa automjete kishin ardhur më parë të kërkonin disa persona të fshehur në rimorkion e kamionit, të cilët ishin gjallë.

Ishte e pamundur të thuhej paraprakisht për numrin e saktë të personave që ndodheshin në rimorkion e kamionit.

San Antonio ndodhet disa orë larg në rrugë tokësore nga kufiri me Meksikën. Moti gjatë këtyre ditëve në rajon ka qenë i nxehtë dhe i thatë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: