Pasagjerët janë tmerruar gjatë një ulje të një avioni në aeroportin e East Midlands në Angli. Në foto shihet se si avioni ka marrë flakë teksa prek tokën.
Sipas një raporti të Daily Mail që i referohet “gabimeve të uljes”, askush nuk u plagos kur avioni i ngarkesave 747 që ishte nisur më herët nga Leipzig,

Gjermani, u ul në aeroportin anglez me një zhurmë të tmerrshme. Fotoja tregon flakët që dalin nga një prej motorëve të avionit, ndërsa tymi vazhdon të mbulojë avionin.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin në motor, por një dëshmitar okular për mediat britanike thotë se diçka hyri në motor në kohën e uljes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: