Vendi u përfshi nga përmbytjet pas reshje me intensitet të lartë,ku zonat më problematike u raportuan në veri të vendit, përkatësisht Shkodër dhe Lezhë.

Ndërkohë pushimi i reshjeve gjatë natës ka bërë që niveli i Lumit Ishëm të ulet. Gjithashtu edhe niveli i ujit në arat e përmbytura ka rënë, ndonëse vijon ende të ketë rreth 30 cm. Sakaq rruga në fshatin Mirqinë e cila ishte bllokuar falë ndërhyrje është bërë e kalueshme me mjete , por ende jo për këmbësorët. Aktualishit në zonë nuk ka reshje.

Kujtojmë se babë e bir humbën jetën pasi mjeti i tyre u mor nga rrjedhja e një përroi në zonën e Bogës. Fatmirësisht arriti që të shpëtonte vajza e Pjetrit, e cila u arrit që t’i shpëtonte rrjedhës së fortë dhe falë një ndërhyrje të një banori të zonës që u gjend aty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb