Lojtari i Fulham, Aleksandar Mitrovic, është pezulluar me tetë ndeshje nga Federata e Futbollit pasi shtyu gjyqtarin Chris Kavanagh në humbjen e tyre në FA Cup ndaj Manchester United.

Sulmuesi i Serbisë u dënua me tre ndeshje për përjashtimin, tre për sjellje të dhunshme dhe dy të tjera për gjuhë “të pahijshme, fyese dhe kërcënuese”.

Mitrovic nuk do e kalojë me kaq, gjithashtu do të marrë një gjobë prej 75,000 £. Trajneri i Fulham, Marco Silva do të dënohet me dy ndeshje pasi u përjashtua. Futbolli anglez njihet për mos-tolerancë dhe diçka të tillë e vërtetoi edhe ky rast.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb