Në një intervistë dhënë të premten për botimin e nëntorit të revistës “Esquire” ish-kryeministri britanik, Tony Blair foli për një rikthim të mundshëm në politikë.
Ai kërkon të kontribuojë në rimëkëmbjen e qendrës së majtë dhe në përballjen me konservatorët drejt përmbushjes së një çështjeje mjaft të vështirë si Brexit.

“Nuk jam i bindur nëse do të ketë një rol për mua, a nëse ndihem plotësisht i fokusuar? A jam vërtetë i motivuar? Çfarë përshtypje kanë për mua? Çfarë fryme mund të sjell në të vërtetë në politikë? Çështja mbetet e hapur”, nënvizoi Tony Blair, 63 vjeç, për botimin e nëntorit të revistës “Esquire”.

Këto deklarata kanë ngjallur shumë spekulime në median britanike në lidhje me një rikthimin të mundshëm në arenën politike, ndërsa ai njoftoi mbylljen e shoqërisë së konsulencës për qeveritë mjaft e polemizuar si çështje, Tony Blair Associates (TBA).

I zgjedhur në postin e kryeministrit për herë të parë në 1997, Tony Blair i solli Partisë Laburiste tri fitore radhazi në zgjedhjet legjislative mbi një program të qendrës së majtë.

Por, lufta në Irak në 2003 që e zhyti mjaft keq vendin në kaos dhe dhunë, njollosi figurën e tij duke e kthyer në një lider aspak të pëlqyer.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: