Zinedine Zidane befasoi të gjithë me vendimin që për t’u larguar nga detyra e trajnerit të Real Madridit. Kjo erdhi pak ditë pasi Los Blancos fituan në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev ndaj Liverpoolit. Francezi ishte në krye të ekipit spanjoll për dy sezone e gjysmë, ku suksesi ka qenë shumë i madh.
Më poshtë keni dhjetë rekordet e mëdha që ka arritur Zizu me Realin:
1. Zidane ka fituar tre Champions League radhazi (2016, 2017, 2018).
2. Nëntë trofe (Tre Champions League, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa të Evropës, një Superkupë të Spanjës dhe një La Liga).
3. Fitore në 12 ndeshje eliminuese të Ligës së Kampionëve, përshirë edhe finalet.
4. Reali nën drejtimin e tij ka shënuar në 73 ndeshje radhazi (nga 30.4.2016 deri 17.9.2017).
5. Skuadra e Los Blancos ka shënuar në 60 ndeshje në sezonin 2016/2017.
6. Nuk ka humbur në 40 ndeshje radhazi (nga 9.4.2016 deri më 12.1.2017).
7. Gjithsej ka shënuar 83 gola si skuadër mysafire në sezonin 2016/2017.
8. Vetëm një humbje në 29 ndeshje në vitin 2016 (Wolfsburg 2-0 Real Madrid).
9. Më pak humbje si trajner i Realit të Madridit në 100 ndeshje, vetëm tetë.
10. Ka fituar ndaj 43 kundërshtarëve, dështimi i vetëm ishte ndaj Tottenhamit (Një barazim dhe një humbje).

4867B2AD00000578-0-image-a-32_1516638514633

(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb