Kryetarja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj, ish-kryeparlamentarja Topalli u ndal tek qarku i Lezhës, për të vijuar më pas me disa qarqe, si Dibra, Berati apo dhe Kukësi.

“Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që çdo gjë e ka arritur vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persektuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politik. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetet të Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit. Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër.”, -tha Topalli.

LISTA:
1-Matilda Gjini
2-Gjon Ndoj
3-Alda Gjini
4-Dod Prenga
5-Amarda Gjini
6-Erida Lazimi
7-Sandra Gjeleshi
8- Klavia Pema

BERAT
Miranda Haxhia, lindur në Berat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb