“Topi i Artë” i këtij viti duket se po shkon në drejtim të argjentinasit, me Leo Mesin që ka hapur sinjalin e parakalimit ndaj rivalëve të tjerë. Me Kristiano Ronaldon, rivalin e tij më të madh, dhe me Luka Modriç, fituesin në fuqi, të dy të eliminuar nga Championsi, ylli i Barcelonës nuk ka asnjë rival potencial për t’i hequr nga duart trofeun e gjashtë në karrierë.

Me dygolëshin e shënuar në portën e Mançester Junajtidit dhe me një bilanc personal prej 10 golash në këtë edicion të Championsit, ai i sheh të gjithë kundërshtarët nga lart poshtë. Për momentin, golat në total në Champions janë 110, 16 më pak sesa portugezi, por argjentinasi ka të paktën dhe dy ndeshje të tjera në dispozicion për ta pasuruar edhe më shumë rekordin personal.

Leo Mesi Topat
Leo Mesi Topat

Gjithashtu Leo Mesi po bëhet gati të festojë tituj të shumtë. Titullin në Spanjë e ka thuajse në xhep, sikundër dhe “Këpucën e Artë” për herë të nëntë. Në Europë ende asgjë nuk ka përfunduar, por pavarësisht kësaj, Mesi ka zgjatur duart drejt trofeut të gjashtë të “Topit të Artë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb