Një top i madh i zjarrtë ka ndriçuar qiellin mbi Alberta të Kanadasë, duke i lënë të çuditur banorët e atjeshëm.

Megjithatë, ekspertët thonë se nuk ka arsye për brenga – pasi që bëhet fjalë për një meteor ndriçues.

Kamerat e sigurisë në rajonin e Kalgari, kanë kapur momentin kur një dritë e pazakontë ndriçon qiellin rreth orës 6:30. E dëshmitarë të kësaj skene ishin banorët e Edmontown dhe Saskachevan.

Ekspertët e meteorëve kanë publikuar pamjet e topit të zjarrtë – duke shpjeguar se bëhet fjalë për një meteor ndriçues që është futur në atmosferën e Tokës.

Deri më tani nuk dihet nëse pjesë të këtij meteori kanë rënë në tokë, ndërsa mbi 300 njerëz kanë raportuar autoritetet përkatëse për atë se çfarë kishin parë – duke besuar fillimisht se bëhet fjalë për sulm bërthamor.

“Për një moment mendova se bëhet fjalë për ndonjë raketë bërthamore apo diçka që e ka krijuar njeriu”, ka thënë një dëshmitar që është identifikuar si Chris.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb