Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca ka bërë gati një listë me emra kandidatësh.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Balla u shpreh se kjo listë do të diskutohen nesër në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, e cila do të zhvillohet në orën 17:00.

Balla: Ne kemi negociuar me të gjithë opozitën e përfaqësuar në Kuvend. Kemi pasur një moment kur kemi pasur një dakordësi, pas dështimit të raundit të parë, që opozita të fitojë të drejtën për të propozuar ata një emër ose disa emër. Në asnjë rast nuk ka qenë një dakordësi 4-2. Në rast se opozita do kishte ushtruar përgjegjësinë për të sjellë me 20 firma mbështetëse, ne nuk do e rrëzonim, por do e merrnim në konsideratë. Nesër do e diskutonim në Kryesinë e PS-së. Debati ka qenë që opozita të ketë të drejtën ekskluzive të propozimit. 4-2-1. Kjo nuk ka qenë negociatë. Negociatë quhen kur palët kanë të drejtë të negociojnë.

Fevziu: Pse duhej negociatë për propozim?

Balla: Unë nuk besoj që ka qenë kështu. Ne kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë, mazhoranca të mos jepte kandidat. Opozita nuk e ushtroi këtë dakordësi apo përgjegjësi. Mund të propozonin një emër me 20 firma, ose me një listë emrash. Mua si kryetar i grupit parlamentar të PS-së, nuk di të jetë depozituar zyrtarisht një emër.

Fevziu: Kush është Presidenti i ri.

Balla: Ne kemi bërë një proces. Në çdo rast, prej më shumë se dy muajsh, kemi bërë një proces konsultimi.

Fevziu: Ka pasur negociata ose diskutime që nuk janë bërë publike?

Balla: Po ka pasur. Grupi i punës, grupi parlamentar dhe kryesisë. Kemi bërë për këtë çështje dy herë diskutime në kryesinë e PS-ë. Është bërë një proces me emra, ka dalë një shortlist, ku shortlista finale do diskutohet nesër në Kryesi.

Fevziu: Ka disa emra?

Balla: Po.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb