ANGLI

Totenham Hotspurs kërkon të marrë në krye të stolit italianin Antonio Conte. 51-vjeçari ka arritur një sukses të madh kët vit në vendin e tij duke shpallur pas 11 vitesh kampion Interin.

Ndërkohë Totenham sapo largoi Mourinho-n i cili sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Romës.

Pritet të shihet çfarë do të vendosë Conte, i cili momentalisht ka hedhur poshtë munëdsinë për t’u rikthyer në Londër dhe është i fokusuar vetëm tek Interi.

Nga ana tjetër, Totenham shpreson se do e bindë Conte-n në  një takim të dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb