SHBA – Melania Trump ka dhënë një intervistë të gjatë për Abc News. Një pjesë e intervistës është publikuar ditën e enjtë ndërsa e plotë është transmetuar mbrëmjen e së premtes. Kjo është intervista e parë e saj që nga periudha kur është bërë Zonja e Parë” e SHBA-së.

Intervista është realizuar javën e kaluar ndersa ajo ishte duke realizuar udhëtimin e saj në kombet afrikane. Gjatë intervistës Melania ka pranuar se është personi më i ngacmuar në botë.

“Unë mund të them se jam personi më i ngacmuar në botë”, ka thënë Zonja e Parë. Në intevistën e gjatë nuk mund të mungonte pyetja në lidhje me tradhtitë e presidentit, Trupm, por Melania e kaloi shumë lehtë situatën duke u përgjigjur ashtu sic di ajo.

‘Unë jam një nënë dhe një Zonjë e Parë. Kam gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar dhe për të bërë. Nuk më shqetësojnë aspak lajmet që tregojnë për tradhtitë e bashkëshortit tim”- i ka rënë shkurt Melania Trump pyetjes së gazetarit të ABC News.

Më pas zonja e Parë ka hedhur poshtë spekulimet në lidhje me qëndrueshmërinë e martesës së saj. E pyetur nëse e do ende Presidentin Donald Trump ajo është përgjigjur “Po, ne jemi në rregull”.

Zonja Trump tha se e donte bashkëshortin e saj dhe se mbulimi i medias për marrëdhënien e tyre nuk është gjithmonë i saktë. “Nuk është diçka që më brengos dhe nuk jam e fokusuar aty. Unë e di çfarë është e drejtë, çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë që pornostarja, Stormy Danield dhe ish modelja e Playboy, Karen McDougal kanë deklaruar se kanë fjetur me Donald Trump. Ndërkohë ky i fundit ka mohuar se ka pasur lidhje jashtë martesore.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb