Ekstradohet në Itali një 37 vjeçar shqiptar i arrestuar nga autoritetet britanike në kuadër të një operacioni të koduar “Kulmi”.

Shqiptari me iniciale H.E ishte pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe u arrestua në aeroportin “Heathrow” të Londrës më 3 shtator të këtij viti. Pasditen e sotme, shqiptari mbërriti në aeroportin Fiumicino.

Kapja ndodhi pas identifikimit të profilit të tij të fshehtë në “Instagram”, përmes të cilit ai u nxit së pari të pranonte kontakte në internet nga një llogari fiktive, krijuar posaçërisht nga hetuesit e DIA-s dhe i atribuohej një vajze inekzistente shqiptare.

Arrestimi ishte gjithashtu i mundur falë aktivizimit të rrjetit evropian kushtuar kërkimit dhe kapjes së të arratisurve ndërkombëtarë (ENFAST), në të cilin Italia merr pjesë përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb