Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, operacioni policor i koduar “Nord”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që kishte trafikuar në vendin tonë, një automjet të vjedhur, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Nord”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi G. T., 26 vjeç, banues në Itali.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 26-vjeçari i arrestuar, ka blerë në mënyrë të jashtligjshme, një automjet tip “BMW”, të dyshuar të vjedhur në Norvegji, dhe më pas e ka trafikuar atë, në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “BMW”.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jenë kryer nga ky shtetas, dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: