Dy persona të akuzuar për trafik heroine janë arrestuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme. Mësohet se Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela trafikuan heroinë nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më 2019 SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza: “trafikim i narkotikëve, kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.

Urdhrat e arrestit në burg janë ekzekutuar dy ditë më parë nga Policia e Shtetit për Çelajn dhe Sulaj. Ndërkohë për të njëjtat vepra penale jen akuzuar dhe shtetasit me iniciale F.XH. e R.SH.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal janë kryer në kuadër të operacionit “Kujtesa”, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve të vazhdueshme me autoritetet e Drejtësisë të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur mbledhja e provave, mbi bazën e të cilave janë ngritur dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me lidhjet e tyre kanë drejtuar trafikimin nëpërmjet koordinimit të transportit dhe trafikimit të sasive të lëndëve narkotike, kryesisht të llojit heroinë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe më pas për në vendet e tjera të BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: