Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Turqi, ku një autobus i cili po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Mediat turke shkruajnë se si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat dhe ekipet e shpëtimit, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb