Ky 15 mars, shënoi 13 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, ku mbetën të vrarë të paktën 26 persona dhe të lënduar qindra të tjerë. Avokati Gerardo Durda, i cili ka punuar gjatë me këtë dosje, por edhe si një person që ka humbur familjarë në këtë tragjedi, ishte i ftuar përmes një lidhje direkte në emisionin “Real Story”, në “News 24”.

Ai tha ndër të tjera, se nuk ka rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, Lulzim Basha apo Edi Rama, sipas tij, të dy këta individë kanë mbajtur një qëndrim të njëjtë për tragjedinë e Gërdecit dhe shtoi se beteja e tyre tanimë është me institucionet.

“Sot ka qenë provokim i hapur ardhja e Bashës në një miting në Vorë. Nuk ka të bëjë shumë në këtë rast rezultati në atë kuti, shumë ka të bëj dinjiteti dhe qëndrimi që mban përballë kësaj tragjedie. I bëj thirrje Ilirjan Celibashit, të mos e kandidojë Mediun në zgjedhjet e prillit, sepse ky shtetas i është shmangur drejtësisë shqiptare për shkak të imunitetit. Këtë herë do të votohet dhe individi, do të ketë skenare që Berisha dhe Mediu të votohen në Gërdec. Pak rëndësi ka cili do të marrë më shumë vota, Basha apo Rama, pasi të dy kanë folur njësoj, duke qenë se kanë folur njësoj beteja është institucionale”, tha Durda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb