Në muajin tetor në familjen Mazelli, të Pogradecit, ndodhi një tragjedi, që tronditi vendin.

Vajza e vogël e familjes Elena vetëm 10 vjeç ka rënë aksidentalisht në gropën me ujë që përdorej për vaditje, ndërsa e ëma Liria që ishte duke punuar tokën ka hyrë me shpejtësi për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja.

Historia e familjes së dy viktima vjen këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ku fqinjët tregojnë gjendjen ekonomike të tyre. Ata thonë se ishin një familje shumë e varfër, ku edhe bukë herë hanin e herë jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb