Në Peru kanë vdekur 20 persona, pasi një autobus me udhëtarë ra në një humnerë të thepisur, në një zonë veriperëndimore.

Nga ky aksident u shpëtuan 30 persona, por me lëndime të rënda.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi kur autobusi doli nga rruga në provincën e Patazit, duke u rrokullisur 100 metra teposhtë.

Mediat raportuan se gjendja e rrugës në këtë anë është e mjerueshme dhe se kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore pse u humb kontrolli i mjetit.

Ambulancat dhe banorët e vendit, ku ndodhi tragjedia, ndihmuan në transportimin e të plagosurve në spitalin e qytetit më të afërt, Taya-bamba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb