Këshilltarja e ministrit Nenad Rashiç, Rada Trajkoviç ka reaguar ndaj Listës Serbe për deklarimet rreth betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç.

Trajkoviç iu ka bërë thirrje atyre që të mos lejojnë të instrumentalizohen përsëri nga ata që Tarjkoviç thotë se “iu është lëkundur pushteti në Beograd”.

Ajo tutje ka shkruar se flamuri i Republikës së Kosovës i vendosur në komunat e veriut “është vetëm rezultat i politikës së tij katastrofike”, duke lënë të kuptohet se e ka fjalën për presidentin serb, Aleksnder Vuçiç.

Trajkoviç në reagimin e saj u ka thënë serbëve të veriut se nëse do ta ndjekin Vuçiçin “për mbijetesë dhe në konflikt”, atëherë serbët s’kanë të ardhme në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb