Pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse, Leipzig nuk arriti të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë kundër Real Madridit, duke u ndalur në 1-1 në Champions. Në fund të ndeshjes, trajneri i ekipit gjerman, Marco Rose, vlerësoi përformancën e lojtarëve.

“Ne patëm shanse të mira dhe luajtëm shumë mirë.Është shumë e rëndësishme të gjesh një ekuilibër të mirë në ndeshje si kjo, të mbrosh atëherë kur duhet të mbrosh. E bëmë shumë mirë. Ishte një paraqitje e shkëlqyer nga skuadra” – Tha Rose.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: