Trajneri i Romës, Rudi Garcia ka thënë se ai do të japë dorëheqje nëse një gjë e tillë atij do t’i kërkohet nga shtabi teknik. Garcia thotë se Roma ka bërë më mirë se sezonin e kaluar me vetëm faktin e kualifikimit tutje në Ligën e Kampionëve.

“E vetmja gjë e keqe dhe pse ne tash po kemi moment të vështirë është eliminimi nga Copa Italia nga një skuadër e Serie B”. “Jemi keq të zhgënjyer dhe të hidhëruar për këtë. A do të shkarkohem? Nuk po mendoj për këtë. Unë kam për të fituar ndeshjen e ardhshme ndaj Genoas dhe vetëm fitorja na intereson në këtë takim. Por, nëse lojtarët nuk më ndihmojnë, tërhiqem vet”.

“Nuk kemi fituar prej 8 nëntorit dhe urgjentisht duhet t’i marrim tri pikët e radhës. Mos të harrojmë se nuk jemi as në gjysmë të sezonit, ku në shtëpi presim Napolin, Fiorentinën dhe Interin në pjesën tjetër”, u shpreh Garcia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: