Nedim Bajrami ndërroi mjedis këtë merkato dimri, duke kaluar nga Empoli në Reggio Emilia, te skuadra e Sassuolos. Trajneri i këtyre të fundit, Dionisi ka folur për lojtarin shqiptar, duke thënë se është i bindur se ai do t’i japë një dorë skuadrës.

“I komplimentoj për qëndrimet e tyre, një gjë e tillë do të ndikojë që ata të bëjnë mirë tek ekipi ynë. Bajrami dhe Zortea e dinë që kanë hedhur një hap përpara duke ardhur te Sassuolo.Më pas e bën skuadra diferencën. Kam një grup të mirë, që ua lehtëson përshtatjen lojtarëve të rinj. Jam i bindur se, siç kanë bërë deri tani, ata do t’i japin një dorë skuadrës. Si unë dhe drejtuesit ishim dakord për këto dy afrime” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb