Babai i yllit të arteve marciale Khabib Nurmagomedov dhe trajneri legjendar i këtij sporti, Abdulmanap ka ndërruar jetë në spital pas komplikimeve nga COVID-19. Trajneri qëndroi në Moskë për disa javë pasi pësoi sulm në zemër dhe më pas ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare nga komplikimet e sëmundjes së COVID-19, u raportua në media.

Vdekja e tij u njoftua nga lideri çeçen Ramzan Kadyrov me një mesazh ku thoshte: “Një lajm i hidhur më ka prekur mua dhe miqtë e mi, Abdulmanap Nurmagomedov është larguar nga kjo botë. Nga të gjithë njerëzit çeçen, shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e Abdulmanap. Ai na la neve duke lënë një emër të mirë dhe premtues për gjeneratën”.

Abdulmanap u sëmur në muajin Prill me simptoma të ngjashme me pneumoninë dhe gjendja e tij u përkeqësua. Ai doli pozitiv me korona virus dhe më pas pësoi atak në zëmër, për të cilën iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Simptomat e koronavirusit ndikuan në gjendjen e tij shëndetësore dhe nuk ia doli të mbijetonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb