Gjatë diskutimit mbi aksionet e qeverisë Rama në studion e emisionit ‘Open’, ndër to edhe trajtimi i pandemisë së virusit Covid-19, analisti Fatos Lubonja tha se krizat janë një test për qeverinë, ndërsa shtoi se në vend kishte një raport më të madh të të vdekurve se në Itali në krahasim me vitet më parë, teksa tha më tej se numri i shqiptarëve që kanë marrë mjekë privatë për tu kuruar për shkak të frikës së trajtimit në spitalet shtetërore është i jashtëzakonshëm.

Nga ana tjetër analisti tjetër Dritan Hila deklaroi se mbyllja e sistemit ekonomik në vend për 3 muaj solli thuajse kolapsin e tij, ndërsa shtoi se nëse vendi do përballej me një karantinë të dyta gjatë asaj periudhe do të kishin vdekur rreth 500 mijë persona, ndërsa shtoi se qeveria gjatë pandemisë vlerësohet për sigurimin e vaksinave pasi spitalet ishin thuajse në kolaps total.

Lubonja: 

Krizat janë test për qeverinë, kur ndodh një virus, tërmet, etj. Në tërmet nuk kishte as nga ata qentë për të gjetur personat në ndërtesa. Po të merremi me pandeminë, edhe ajo ishte një test, shifrat janë të InStatit, tani diferenca e të vdekurve në 1 vit është 3 herë me e madhe në Itali në përqindje të popullsisë. Mjafton kaq për të kuptuar se si e ka menaxhuar qeveria pandeminë. Kjo ka të bëjë me sistemin shëndetësor të një vendi. Numri i shqiptarëve që kanë harxhuar mijëra euro për tu kuruar me grupe mjekësh, që kanë marrë infermierët privatë është i jashtëzakonshëm, thoshin që nëse ikën në spitalet publike atje vdes. Ky është informimi im, njoh njerëz pafund që kanë harxhuar.

Zyla:

Atë që thotë Lubonja sa i përket numrit të vdekjeve, ka diçka, nëse pyesim pse është rritur ky numër, unë besoj se një nga faktorët mund të jetë frika për të shkuar në spital kur e di që aty shkojnë njerëz nga Covidi. Nëse kishe vizita periodike për të bërë, njerëzit kishin frikë të dilnin deri te dyqani, dhe kanë shmangur vizitat në spitale. Pse nuk marrim numrin e të vdekurve në raport me popullsinë që në Itali ishte tmerr?

Hila:

Trajtimi i pandemisë ka qenë shumë kompleks. Ka pasur një problematikë se cilët do quheshin të vdekur nga Covidi, ata që vdisnin nga covidi apo ata që i ngacmonte covidi sëmundjet e tjera. Problemi është që numri  i të vdekurve ka qenë më i madh në Shqipëri, prekja nga epidemia në Shqipëria arriti maksimumin e prekjes. E provuam 3 muaj të mbyllnim sistemin, u rrit borxhi, sistemi ishte afër kolapsit. Rama tha se mund të shkonim në spitale, ku infektiv gati shkoi në kolaps, sanatoriumit po i hidheshin pacientët nga ballkonet, unë do e vlerësoja për sigurimin e vaksinës. Nga ana psikologjike po ashtu e kishim më të lehtë, po të ishim mbyllur vitin e dytë do kishin vdekur edhe nja 500 mijë shqiptarë që thotë Lubonja që kanë ikur nga vendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: