Partia Agrare Ambientaliste e drejtuar nga Agron Duka i është përgjigjur sulmeve dhe deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama.

PAA thotë në një deklaratë për mediat se gjuha e urrejtjes është e vetmja armë e tij elektorale, duke e krahasuar me gjuhën e ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

PAA thotë se fushata e tyre do të ketë si inspirim modelin fitues të fushatës së Presidentit Biden përballë modelit humbës trampanian të cilin “Rilindasit”

DEKLARATA E PLOTË
PAA: Trampizmi shqiptar e ka fundin të shpejtë
Pas sulmeve përçmuese ditore të Ramës (të rilindur si në fillimet e tij anarkiste) ndaj çdo lideri opozitar dhe opozitës në tërësi, duket qartë së gjuha e urrejtjes është e vetmja armë e tij elektorale.

Ky shkrim “Politika e Urrejtjes” – Rruga drejt pushtetit apo shkatërrimit? qartëson se: “Pushteti me çdo kusht u bë ngadalë por me siguri qëllimi i vetëm i partive politike dhe liderëve politikë”.

Në rastin e Shqipërisë kur synohet mandat i tretë, keq-përdorimi i gjuhës së urrejtjes rrezikon të mos ketë limit.

Në artikull theksohet se: “Kjo e kërcënon më shumë demokracinë dhe zhvillimin tonë sepse: “.. siç është parë në shumë vende duke përfshirë SH.B.A., Brazilin, Gjermaninë dhe Indinë nxitja e urrejtjes në fakt grumbullon dividentë/përfitim më të pasur elektoral”.

Sfida thelbësore për ne është cilësia e lidershipit politik pasi: “Politika e zhvillimit e ndjekur me përulësi dhe dhembshuri mund të provojë të jetë një model alternativ, por urrejtja jep efekt të shpejtë, ndërsa zhvillimi është një rrugë e mundimshme”.

Por Presidenti Biden e mundi ish-Presidentin Trump sepse në fushatë ai iu largua konkurrimit të gjuhës së urrejtjes së Trump dhe iu përkushtua problemeve sociale dhe sfidave konkrete të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës amerikane.

Ja përse fushata e PAA do të ketë si inspirim modelin fitues të fushatës së Presidentit Biden përballë modelit humbës trampanian të cilin “Rilindasit” arrogantë dhe të babëzitur e kanë në themel të fushatës së tyre, e cila  bazohet tek urrejtja, përçmimi, denigrimi, dhe bullizmi ndaj çdo kritikuesi, konkurenti apo kundërshtari politik.

Kjo rrezikon zgjedhjet e lira dhe të ndershme, cenon kredibilitetin e qeverisjes, varfëron më shumë shqiptarët nga qeverisja e oligarkëve dhe e shtyn/mbyll për më gjatë fillimin e negociatave.

Fitorja ndaj trampizmit – nuk është sfida personale e liderëve politikë, as vetëm e partive politike konkurruese në zgjedhje, kjo është sfida e gjithë shqiptarëve që të mundin me votë trampizmin shqiptar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb